Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ McLaren dominon testet e para në Bahrein, probleme për Mercedes e Ferrari

Në pistën e Sakhir, në Bahrein, kanë nisur sot testet e para në Formula 1, në prag të sezonit 2021 që nis pas dy javësh. Kohën më të shpejtë në sesionin e paradites e realizoi australiani Daniel Ricciardo me McLaren. Ai dha kohën 1’32”203, duke lënë pas Pierre Gasly me Alpha Tauri e Max Verstappen me Red Bull.

Probleme për makinën Mercedes të Valtteri Bottas, që përshkoi vetëm 6 xhiro dhe më pas u tërhoq për shkak të një problemi me kambion. Probleme teknike pati edhe Charles Leclerc me Ferrari, të cilit iu fik makina gjatë testeve, duke bërë që të valëvitej flamuri i kuq (në total përshkoi 59 xhiro).

Në pistë zbriti edhe Mick Schumacher, me makinë Haas, që u pozicionua i parafundit (la pas Bottas), shumë larg më të mirëve. Ai përshkoi vetëm 15 xhiro. Testet dimërore në Bahrein do të vijojnë deri më datën 14 mars.

Related posts

NË PRAG TË SFIDËS ME LAÇIN/ Formacioni i trajnerit Gega varet nga…

Delo.autor

FLET PËR RRUGËN E JUVENTUSIT NË CHAMPIONS/ Del Piero beson: Plani po funksionon deri tani, mendoj se do të…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ UEFA mesazh për tifozët: Do rimbursohen të gjitha biletat

Delo.autor

Leave a Comment