Futboll Premier League Sport

POLEMIKAT PËR AKORDIN ME ALCATARËN/ Klopp: Tifozët duhet të ndjekin kanalet e Liverpool. Askush nuk ka nevojë…

Thuhet se Liverpul ka arritur marrëveshje me Tiago Alkantarën, por trajneri Jurgen Klop nuk preferon të nxitohet. Mediat në Angli i kanë kërkuar të japë një mendim për këtë tranferim, por gjermani ka ditur si të dalë nga situata.

tiago

“Nuk ka asgjë për të thënë, realisht. Nuk është zyrtare deri sa të dalë komunikata dhe unë nuk jam ai që e bën këtë. Duket shumë premtuese se do të ndodhë. I kam duart e lidhura. Mund të jetë e dobishme për tifozët që të ndjekin kanalet zyrtare të Liverpulit sot.

Nëse vjen, atëherë mund të them se nuk do të ketë ndikim negativ, në kuptimin që dikush do të largohet nga ekipi. Askush nuk ka nevojë të ikë”, është shprehur Klop.

Related posts

Tirana merr formë, me bardheblutë rinovon edhe mbrojtësi Dorian Kërçiku

Isa.Autor

SITUATË KAOTIKE TEK TIRANA/ Ardian Mema nuk del në stërvitje, ja çfarë pritet të ndodhë tek klubi

Delo.autor

ITALI-BELGJIKË FINALE E PARAKOHSHME? Ja se si e parashikon Conte, i cili mundi belgët në 2016

Delo.autor

Leave a Comment