Futboll Seria A Sport

E KONFIRMON MINISTRI I SPORTIT/ Italia gati të hapë stadiumet. Ja sa tifozë do lejohen

Ministri i sportit, Vinçenzo Spadafora ka konfirmuar se stadiumet në Itali do hapen për publikun, ku maksimumi që do lejohen do jenë 1000 spektatorë. Spadafora e ka konfirmuar vendimin pas konsultimit me komitetin teknik dhe shkencor.

seria a

“Në orët e ardhshme vendimi do jetë zyrtar, por unë dua të falenderoj Ministrin Speranza për bashkëpunimin. 1000 tifozë do lejohen në stadium. Sigurisht hapja e stadiumeve do bëhet duke respektuar masat e nevojshme, si distancimi social dhe maskat.

Hapi i parë drejt rikthimit në normalitet” ka thënë Spadafora sipas gazetarit italian, Alfredo Pedulla.

Related posts

Man United duhet të paguajë 45 milionë euro për t’i plotësuar dëshirën Mourinhos

Isa.Autor

Leo Messi, një dekadë me “10” në shpinë te Barcelona

Sadik.Autor

NDESHJA NDAJ LIVERPOOL/ Lampard paqe me Klopp: Gjakrat nxehen, nuk e humbas respektin

Delo.autor

Leave a Comment