Bundesliga Futboll Sport

LETËR EMOCIONUESE DREJTUAR BAYERN/ Tiago: Vendimi më i vështirë në karrierën time, largimi vetëm për arsye…

Tiago Alkantara do largohet nga Bajern Mynihu, ku thuhet se ka arritur marrëveshje me Liverpulin. Mesfushori spanjoll ka vendosur të postojë një letër emocionuese në rrjetet sociale drejtuar tifozëve dhe klubit të Bajernit.

tiago

“Po, ka qenë vendimi më i vështirë në karrierën time. Vendosa të mbyll kapitullin me një klub të mrekullueshëm. Klubi ku u rrita dhe u përmirësova si lotjar gjatë 7 viteve. Fitore, suksese, momente gëzimi dhe disa çaste të vështira. Por ajo për të cilën jam më shumë krenar është që mbërrita në Mynih si një djalë plot me ëndrra dhe tani largohem i kompletuar dhe  identifikohem me klubin, historinë, filozofinë dhe traditën. Këtu mësova si të respektoj traditat dhe edhe pse them lamtumirë sërish nuk do i’u harroj: Mia San Mia. Unë dhe familja ime kemi jetuar momente të mrekullueshme. Familja e Bajernit më ka trajtuar gjithnjë shumë mirë dhe më keni dashur çdo sekondë.

Vendimi është i lidhur vetëm me arsye sportive. Si një futbollist desha një aventurë tjetër. Bajerni gjithmonë do jetë në zemrën time. Faleminderit Bajern”, përfundon letra emocionuese e Tiagos.

Related posts

BERLUSKONI-GALIANI/ Nis me humbje aventura e re e dyshes në krye të ekipit italian

Isa.Autor

JOSHË DHE BOMBASTIKE/ Federica, si ia del Alessandro Matri me ty…(FOTO) 

Isa.Autor

DORËZOHEN “KATALANASIT”/ Granada “shtang” Barcelonën dhe merr kreun e La Ligas

Delo.autor

Leave a Comment