Bundesliga Futboll Sport

“TËRMETI” 8 BALLË NDAJ SCHALKES/ Habit trajneri i Bayern: Duhej të shënonim edhe 3 apo 4 gola të tjerë

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, tha se triumfi i thellë 8-0 ndaj Schalke në ditën e hapjes së Bundesligës, duhet të shërbejë si pikë referimi për pjesën tjetër të sezonit. Kampionët në fuqi të Gjermanisë ishin në formë mbresëlënëse, ndërsa Flick mjaft i kënaqur që skuadra e tij vendosi një “gur themeli” të tillë për sezonin 2020-2021. Madje, ai beson se të tijtë duhej të kishin shënuar më shumë në pjesën e parë:

Ne luajtëm ndeshjen e parë të kampionatit, por duhet t’i marrim gjërat ngadalë. Kemi luajtur shkëlqyeshëm, por duhej të kishim shënuar edhe dy, tre, mbase edhe katër gola në pjesën e parë. E rëndësishme është se treguam që jemi në rrugën e duhur edhe këtë sezon. Unë jam shumë i kënaqur me performance e skuadrës. Ky start është tani pikë referimi si për Gnabry dhe Sane, ashtu edhe për të gjithë skuadrën”.”

Related posts

“SHPËRTHEJNË” SHQIPTARËT NË COPPA ITALIA/ Mbrojtësi Gjimshiti tund rrjetën ndaj Lazios, Muriqi i kundërpërgjigjet (VIDEO)

Delo.autor

SHORTI I CHAMPIONS LEAGUE/ Inter takohet sërish me Realin, Man.City “peshkon” PSG! Bayern me Barcelonën

F.autor

Tottenham-Manchester United, përballja e titanëve…

Q.Autor

Leave a Comment