Futboll Sport

GABIMI FOSHNJARAK I ANËSORIT TE GOLI I ANULUAR I GRIPSHIT/ Reagon klubi i Ballkanit: Vazhdon avazi i vjetër, ju lutemi…

Pavarësisht triumfit 1-4, në transfertë ndaj Besës së Pejës, klubi i Ballkanit të Suharekës, nuk ka qëndruar në heshtje, duke kundërshtar hapur gabimet foshnjarake të gjyqtarëve.

Në minutën e 58-të, ish-futbollisti i Skënderbeut, Nazmi Gripshi, gjeti rrugën e rrjetës, por goli u anulua nga gjyqtari anësor, për pozicion jashtë loje. Një vendim ky i çuditshëm pasi nga pamjet duket që Gripshi nuk ka fare lidhje me pozicionin jashtë loje.

gjyqtari5

Ballkani pretendon se ishte i njëjti gjyqtari që sezonin e shkuar kësaj skuadre i anuloi një gol të rregullt me Prishtinën, duke vazhduar avazin e vjetër. Klubi nga Suhareka i kërkon Federatë të mos ketë viktima të tilla, sepse pasojat mund të jenë shumë të rënda.

Related posts

PREZANTOHET TEK ATLETICO/ Mesfushori De Paul: Realizova ëndërr, Simeone ishte vendimtar. Unë dhe ai…

Delo.autor

PANUCI “HARRON KOMBËTAREN”/ Juventusi meriton triumfin në Champions

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Sevilla-Real Madrid, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment