Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA E “EL PISTOLEROS” NË DILEMË/ Suarez “shtanget” nga drejtuesit e Juventus, e telefonojnë dhe e njoftojnë se…

Luis Suarez u përfol se ishte shumë afër kalimit te Juventusi, por diçka e tillë nuk do të ndodhë, të paktën në këtë merkato.

Suarez

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, Fabio Paratiçi ka telefonuar sulmuesin uruguaian dhe i ka njoftuar atij se nuk do të blihet nga kampionët e Italisë. Drejtuesi bardhezi ka njoftuar se për sulmin Juventusi ka vendosur të afrojë Xhekon, duke i mbyllur kështu derën Suarezit, që dukej shumë afër.

Nga ana tjetër tashmë sulmuesi i Barcelonës duhet të shikojë një skuadër tjetër për të vazhduar karrierën pasi Kuman i ka bërë të ditur se nuk është në planet e tij.

Uruguaiani ka mbetur i shtangur nga Juventusi, që e kërkoi atë me ngul, sa detyroi të bëjë edhe provimin e italishtes për të marrë pasaportë italiane, por tani i njoftojnë se nuk kanë ndërmend ta blejnë.

Related posts

Lilaj humbet dy stërvitjet e radhës, Daja i vjen në ndihmë korçarit

Sadik.Autor

HIDHET SHORTI/ Përleshje gjigantësh nga vazo e dytë. PSG përballë “Los Blancos”, ndërsa Juventus… (VIDEO)

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ REALI kërkon shërbimet e mesfushorit “VRASËS” tek ARSENALI

Isa.Autor

Leave a Comment