Futboll Premier League

Seri, mesfushori që po e kërkon Mourinho

Seri ka rënë në radarin e Manchester United. Ai shihet zëvendësuesi ideal i Michael Carrick.

Kapiteni i “Djajve të Kuq”, Michael Carrick, pritet t’i varë atletet në fund të sezonit, në moshën 36 vjeçare dhe Jose Mourinho ka treguar se Man United do të hidhet në treg për të gjetur pasuesin e anglezit.

Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, ai është mesfushori i Nices, Jean Michael Seri, që ishte afër transferimit në Barcelonë verën që lamë pas.

Sipas “Daily Mail”, Man United kishte dërguar skautët në ndeshjen e Nices në Europa League me Lokomotivën e Moskës të enjten pasi Jose Mourinho e dëshiron në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm.

26 vjeçari, që kërkohet edhe nga klube tjera të mëdha Evropiane, nuk pritet të largohet nga Franca për më pak se 33 milionë funte, që është klauzola e lirimit të lojtarit.

Related posts

PO LUAN TITULLAR/ David Luiz: Conte donte të largohesha, ja pse qëndrova tek Chelsea

Isa.Autor

SUPERIORE/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 17-të

F.autor

PENGOI TRANSFERIMIN/ Gruaja e futbollistit argjentinas sulmon “Djajtë” e Manchester United

Delo.autor

Leave a Comment