Futboll Gossip Sport

NJË TELENOVELË NË JETËN REALE/ Gruaja paguan 1 milion euro për të vrarë ish-futbollistin e kombëtares (FOTO)

Një histori të tillë nuk e kishim dëgjuar as në telenovelat më të mira turke. Një ish-lojtar i njohur, pjesë e Kombëtares deri pak vite më parë, një grua simpatike me të cilën ka një familje në dukje të lumtur, dhe tre fëmijë.

Por gjithçka për ish-mbrojtësin e Gallatasarait dhe Besiktashit Emre Asik po shndërrohet në makth, dhe në një nga historitë më të përfolura nga shtypi turk.

Sipas tyre , bashkëshortja e tij Yagmur Asik, me të cilën futbollisti ishte martuar nga viti 2012, kishte paguar rreth 1 milion dollarë një killer profesionist për të vrarë dhe më pas zhdukur trupin e burrit. Situata e tyre kohë te fundit nuk ishte nga më të mirat, dhe ajo dëshironte të ndahesh duke mbajtur të drejtat për fëmijët.

Gruaja, e cila ndërkohë kishte edhe një lidhje me një person tjetër, mendonte të përfitonte nga trashëgimia e Emre Asik, por planet nuk i shkuan ashtu siç dëshironte, fatmirësisht për ish-futbollistin.

Fillimisht Yagmuri i kërkon të dashurit të vrasë bashkëshortin, por siç i ka treguar ai vetë policisë, kjo nuk ishte e mundur. ”Ajo një ditë mori një copë mishi dhe më urdhëroi t’ i qëlloja me pistoletë, por unë mbyllja sytë nga frika, dhe më tha që nuk isha gati”, deklaroi ai.

Misioni i vrasjes së burrit iu dha një killeri profesionist, për një shumë të madhe parash. Por edhe ky i fundit refuzoi, madje i rrëfeu çdo gjë Emre Asikut, për pendesë ose ndoshta, sepse tifoz me një nga ekipet ku ka luajtur ish-mbrojtësi i Kombëtares turke, me të cilën mori pjesë edhe në Botërorin e vitit 2002,  ku djemtë e trajnerit Fatih Terim dolën të tretët.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Të rifillojë apo jo Serie A? Lotito bën sherr me drejtorin e Interit

Delo.autor

YLLI I SERIE A MË I DASHURUAR SE KURRË/ Joaquin Correa feston ditëlindjen në Ibiza me partneren (FOTO)

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Shkëmbi: Ne synojmë të arrijmë në…

Delo.autor

Leave a Comment