Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ Suarez i pamëshirshëm ndaj Barcelonas. Ja se çfarë u bën drejtuesve katalanas

Loja e shahut midis Barcelonas dhe Luis Suárez vazhdon! Sulmuesi uruguajian është hequr nga ekipi, por bisedimet për të prishur kontratën për të parë gjithësecili të ardhmen pa njëri-tjetrin, ende nuk kanë arritur në një “dritë” në fund të tunelit.

Në orët e fundit, “Carousel Konfidenciale” zbulon ofertën e fundit që katalansit i ka bërë numrit “9” për të prishur kontratën.

Barcelona në fillim të kësaj jave takoi avokatët e uruguaianit dhe i bëri me dije se drejtuesit katalanas janë të gatshëm t’i japin Suarezit 7 milion euro për të zgjidhur kontratën.

Kjo është gjysma e 14 mln eurove që ai fiton. Klubi është i gatshëm të paguajë gjysmën e kontratës. Një ofertë që bordi i Barcelonas e konsideron të drejtë dhe proporcionale, por që u refuzua menjëherë.

Madje, nuk iu komunikua lojtarit, sepse avokatët kanë urdhrin nga Luis Suárez të mos falin asnjë euro. Dhe nuk është një blof apo pozitë negociuese. Nëse Barcelona dëshiron që Suárez të largohet, ata do të duhet t’i paguajnë atij 14 milion euro.

Related posts

FORMACIONET/ Barcelona – Alaves, Coutinho debuton edhe në La Liga

Q.Autor

Imobile-De Vraj dhe Ikardi-Rafinja, sfida e “Olimpicos” luhet me 4 asa

Sadik.Autor

LËVIZJE ME PIKATORE/ Ja lista e plotë e lojtarëve të Tiranës pas merkatos së janarit

Delo.autor

Leave a Comment