Futboll Premier League

Ibrahimovic: Manchester United mund të fitojë Kupën e Anglisë këtë sezon

Zlatan Ibrahimovic ka dhënë një intervistë për “ESPN” ku ka thënë se Jose Mourinho është akoma “Spcial One” te Manchester United, por edhe se “Djajtë e Kuq” mund ta shpëtojnë sezonin e tyre vetëm duke fituar Kupën e Anglisë.

Ibrahimovic u larguar nga United për t’u transferuar te La Galaxy muajin e kaluar pasi luajti vetëm shtatë ndeshje në këtë sezon me anglezët. Në sezonin e tij të parë me “Djajtë e Kuq”, suedezi fitoi Europa League, Kupën e Ligës dhe Superkupën e Anglisë.

Ndërkohë, Mourinho është kritikuar shpesh gjatë këtij sezoni, veçanërisht pas suksesit të rivalit të tij, Pep Guardiola, në Premier League. United ka qenë skuadra e dytë më e mirë e kampionatit mbrapa “Qytetarëve” për pjesën më të madhe të këtij sezoni dhe pas eliminimit në Champions League nga Sevilla, Kupa e Anglisë është shansi i fundit për United që të fitojë një trofe.

Ibra beson se Mourinho është akoma një fitues. “Më pëlqen Mourinho. Ai është Special One”, ka thënë sulmuesi suedez për “ESPN FC”. “Atij i pëlqen të fitojë dhe e ka bërë këtë kudo që ka shkuar. Më ka bërë të ndihem mirë dhe më ka thënë se i vetmi problem që kishte me mua ishte të gjente momentin për të më lënë pushim”.

“Janë në garë për një trofe të vetëm dhe unë shpresoj që ta fitojnë. Vitin e kaluar fituam tre, por me një ekip si United duhet të fitosh gjithmonë. Nëse nuk fiton vazhdimisht, atëherë nuk mund të jesh më mes më të mirëve”, ka thënë Ibra.

Related posts

Nga një lider në një problem, te Franca “shpërthen” çështja Pogba

Sadik.Autor

RROGË 10 MILION EURO/ Zbulohet “çmenduria” e Napolit për Icardin

F.autor

Mungoi në shkollë për t’u bërë golashënuesi më i ri i Copa Libertadores (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment