Futboll La Liga Sport

“EL PISTOLERO” NDAN RRUGËT ME BARCELONËN/ Suarez transferohet tek…

Luis Suarezi ka arritur marrëveshje me Barcelonë për t’u larguar nga klubi gjatë kësaj vere.

Sulmuesi uruguaian largohet nga Camp Nou një vit para se t’i mbarojë marrëveshja me klubin katalonas dhe ka vendosur të heqë dorë nga një pjesë e pagës njëvjeçare që klubi ia ka borxh, transmeton Gazeta Express.

Sipas RAC1, Suarezi është lojtar i lirë tani dhe po i vlerëson ofertat nga klubet e tjera.

Së shpejti, Barcelona pritet ta bëjë zyrtar largimin e tij nga klubi.

Suarezi mund t’i bashkohet Atletico Madridit, pasi i dështoi kalimi në Juventus për shkak se nuk qe në gjendje ta marrë pasaportën italiane në kohë.

Trajneri i ri i Barçës, Ronald Koeman, ia bëri me dije Suarezit sapo erdhi në klub se ai nuk bën pjesë në planet e tij dhe se duhej të gjente klub të ri.

Suarezi pa pagë vjetore rreth 18 milionë euro, por Barcelona pritet t’ia paguajë vetëm një pjesë të saj atij, tani pas arritjes së marrëveshjes.

Related posts

Peter Krawietz: Real Madrid është klubi më i mirë në historin e Ligës së Kampionëve

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ PSG i rikthehet dashurisë së vjetër, do lojtarin e Juventus

Delo.autor

Nis “operacioni fshesa” tek Roma/ Verdhekuqtë bëjnë gati listën me largimet (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment