Futboll Premier League Sport

“TIMONIERI” I RI I KUKËSIT/ Ja kontrata e Skënder Gegës

E treta, e vërteta! Skënder Gega është trajneri i ri i Kukësit. 56-vjeçari me origjinë nga Tropoja është bindur më në fund për të drejtuar nënkampionët e Shqipërisë, në një kohë që në dy raste gjatë viteve të kaluara, negociatat mes tij dhe presidentit të Kukësit, Safet Gjici, janë prishur për detaje vetëm në momentet e fundit. Megjithatë, dje pasdite ka qenë vetë klubi kuksian që përmes faqes zyrtare në “Facebook” ka konfirmuar akordin me trajnerin që shpalli kampion Partizanin sezonin 2018- 2019 dhe së fundmi ishte në krye të jordanezëve të Al Faisaly, por pandemia bëri që të largohej shpejt.

“Klubi i Kukësit njofton se trajneri i ri i skuadrës do të jetë Skënder Gega, pasi palët kanë arritur akordin ditën e sotme (të enjten). Prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet ditën e hënë në sallën e konferencave në stadiumin ‘Air Albania’, në orën 11:00. Klubi i uron mirëseardhjen trajnerit Gega dhe suksese me ekipin tonë”, citohej në njoftimin e klubit të Kukësit për emërimin e Gegës, i cili pason Orges Shehin, që nuk arriti të rinovonte marrëveshjen.

gega
KONTRATA – “Panorama Sport” zbulon se trajneri ka pranuar të firmosë një kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon nëse arrihen objektivat e vendosur, ku parësor është fitimi i titullit kampion në edicionin 2020-2021. Mësohet nga burime jozyrtare se trajneri do të marrë një pagë prej 4 mijë eurosh në muaj, ndërsa ka bonuse në rast se skuadra merr trofe në fund të sezonit. Gega ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të ketë në staf patjetër si zgjedhje të tij trajnerin e portierëve dhe zv.trajnerin. Kësisoj, klubi ka pranuar që miratojë kërkesën e tropojanit, teksa krahu i djathtë do të jetë pikërisht Rrahman Hallaçi, ndërsa trajner i portierëve, Florian Ristani. Me këtë të fundit Gega ka bashkëpunuar edhe kur drejtonte Partizanin.
Kuper goli Kukesi logo
Prova e parë e trajnerit të ri do të jetë angazhimi në Ligën e Europës. Kukësi do të mësojë kundërshtarin në turin e parë më 10 gusht, kur edhe UEFA hedh shortin. Debutimi do të jetë më 27 gusht, pikërisht në datën kur janë parashikuar të luhen takimet e turit të parë të Ligës së Europës. Këtë edicion do të luhen ndeshje teke për kualifikimin, pra jo me sistem vajtje-ardhje.

Related posts

KRIZA TEK KAMPIONËT E FRANCËS/ PSG i duhen 70 milionë euro, ja dy yjet që do të sakrifikohen

Delo.autor

Renditja/ Kukësi konsolidohet i dyti, Laçi kap Flamurtarin. Partizani i afrohet Europës

Q.Autor

Partizani në “gjumë”/ Të kuqtë pa dëshirë për sezonin e ardhshëm

Sadik.Autor

Leave a Comment