Futboll Ligue 1 Sport

LAJM TRONDITËS NGA FRANCA/ Neymar në telashe, rrezikon të mos luajë deri në vitin…

Ylli i PSG-së, Nejmar, rrezikon të dënohet me plot 8-10 ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës së Ligës Franceze.

Sipas “El Partidazo de COPE” klubi i Marsejës disponon pamje të një rasti ku braziliani ofendon rëndë në bazë racore futbollistin japonez Hiroki Sakai. Në rast se kjo gjë vërtetohet, atëherë Nejmar rrezikon të mos luajë deri në fillim të vitit 2021.

Organet përkatëse janë duke u marrë me këtë pretendim të klubi të Marsejës, teksa në ditët në vijim pritet të vijë edhe vendimi përfundimtar. Në rregullore është e përcaktuar qartë që ofendimet në bazë racore dënohen nga 8 deri në 10 ndeshje.

Related posts

Rinis “lufta” me Dukën, Fino: Nuk ka mbaruar akoma, ja pse i çova zgjedhjet në KAS

Q.Autor

KORONAVIRUSI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Dy lojtarë mungojnë për ndeshjen me Kosovën, ja emrat…

Delo.autor

BARCELONA HEDH VËSHTRIMIN TEK LEIPZIG/ Synohet ylli i Bundesligës

F.autor