Futboll Shqipëri Sport

SITUATË E PAZAKONTË NË AVENTURËN E RE/ Ja pse Keidi Bare ende nuk mund të luajë me Espanyol…

Mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare do të nisë një aventurë të re te skuadra e Espanjolit në LaLigën 2 spanjolle.

Sipas marrëveshjes, titullari i Kombëtares u ble nga Malaga për 2.5 milionë euro, teksa do të përfitojë mbi 500 mijë euro në sezon, nga kontrata 4-vjeçare me klubin. Gjithsesi fieraku është duke u përballur me një situatë të pazakontë në aventurën e re.

Për momentin, 23-vjeçari do ta ketë të pamundur që të luajë me skuadrën e Espanjolit, për shkak të rregullave financiare të përcaktuara nga Liga.

Me afrimin e Bares, skuadra katalanase tejkaloi tavanin e pagave të futbollistëve. Përpara se shqiptari të jetë në dispozicion të trajnerit Viçente Moreno, klubi duhet të shesë një futbollist nga kontingjenti aktual. Për këtë arsye, debutimi i mesfushorit, në sfidën e së hënës kundër Real Oviedos është seriozisht në dyshim.

Related posts

BARCELONA-LYON/ “Katalanasit” dyfishojnë shifrat, shënon Coutinho

Delo.autor

Adidas bën 30% ulje fanellës së Gjermanisë pas eliminimit

Sadik.Autor

Insigne: Cassano duhet ta fitonte ‘Topin e Artë’ kur nuk ekzistonte Messi-Ronaldo

Q.Autor

Leave a Comment