Futboll I pakategorizuar Seria A Sport

ZBULON PRAPASKENËN/ Ish-drejtori i “Bardhezinjve”: Ja pse Arthur do të ngrohë stolin tek Juventus i Pirlos

Ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, ka folur për transferimin e Arthur te Juventusi duke zbuluar edhe një prapaskenë të merkatos: “Preferoj Pjanic. Nuk më pëlqen të them nëse Juve bëri mirë apo jo me këtë shkëmbim. Nëse Juventus nënshkroi me atë, kjo do të thotë se Arthur bën mirë.

Ekziston gjithashtu një fitim i rëndësishëm kapitali për Juventusin. Natyrisht që ai është një lojtar, që e ka kërkuar Sarri. Për mua, Pjanic vlen më shumë sesa Arthur në nivelin teknik”.

“Arthur është i mirë, por i ngadaltë. Nuk mendoj se ai do të vijë te Juve për të luajtur si titullar. Për këtë, duhet ta përmirësojë nivelin e asaj që ka dhënë deri tani. Unë e shoh si lojtar zëvendësues në Torino”.

Related posts

E PABESUESHME/ Ndeshja e sotme ndaj Betisit, Reali i Madridit nuk u shënon gol prej…

F.autor

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta anëtari i bordit drejtues të Vllaznisë

Delo.autor

“PLAS” COVID TE KOMBËTARJA/ 3 ditë para ndeshjes me Hungarinë, mbrojtësi dhe fizioterapisti dalin pozitivë

Delo.autor

Leave a Comment