Futboll Sport

SFIDA NDAJ BAYERN NË SUPERKUPËN E EUROPËS/ Lopetegui: Kjo gjë nuk ndodh çdo ditë

Julien Lopetegui, trajneri i Sevilla-s, ka folur për Sky Sport në prag të finales së Superkupës së Europës që skuadra e tij do të luajë të enjten në mbrëmje kundër Bayern Munich:

“Të gjithë trofetë janë shumë të rëndësishëm dhe nuk ndodh çdo ditë të luash një finale, aq më pak kundër një skuadre si Bayerni. Kën fituar gjithçka në një mënyrë të shkëlqyer”, ka thënë Lopetegui.

“Janë një skuadër e madhe me cilësi individuale spektakolare dhe me një trajner që ka merita të mëdha. Ka ndryshuar mentalitetin e lojtarëve dhe i ka dhënë personalitet skuadrës”.

“Kanë një grup me karakter të madh. Do të përballemi me atë që, për momentin, është skuadra më e mirë në botë”.

Related posts

PIKE SHFRENON FANTAZINË/ Dua të BLEJ një ekip dhe të krijoj kompeticion të…

Isa.Autor

KANE FITIMTAR? Ibrahimovic e detyron të “TRADHTOJË” ekipin

Delo.autor

Barça një hap para Realit në duelin për Neymar-in e vogël

Sadik.Autor

Leave a Comment