Futboll Sport

SFIDA NDAJ SEVILLAS PËR SUPERKUPËN E EUROPËS/ Rummenigge: Ndihem keq kur mendoj se ku do të luajmë

Rummenigge nuk është aspak i  kënaqur me vendimin për ta luajtur Superkupën e Europës në Budapest me dyer të hapura.

Qyteti hungarez, në fakt, ka pësuar një rritje të ndjeshme të infektimeve me Covid-19, me rastet që janë dyfishi në krahasim me ato në Bavari.

Drejtuesi i Bayern Munich ka shprehur të gjithë shqetësimin e tij për ZDF:

“Jam i shqetësuar për ndeshjen mes Bayern-it dhe Sevilla-s, ndihem keq kur e mendoj. Ndeshja do t ë zhvillohet në një qytet me një nivel infektimi mbi 100 për 100.000 banorë, në të vërtetë besoj se shumë persona ndihen keq”, ka thënë Rummenigge.

“Kjo gjë duhet marrë seriozisht sepse ka disa rreziqe, priten pothuajse njëmijë tifozë të Bayern-it”.

Ndeshja do të luhet të enjten në mbrëmje në orën 21:00.

Related posts

Chelsea 1:1 West Ham, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

AJAX-REAL MADRID/ “Los Blancos” kalon në avantazh, shënon Benzema

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Tirana: Nis pjesa e dytë, ekipet menjëherë në kërkim të golit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment