Futboll Sport

HISTORIA E VEÇANTË/ Stevenage, skuadra që u kthye në një fenomen të rrjeteve sociale falë… Burger King

Stevenage, klubi anglez i League Two angleze (kategoria e katërt), ka një histori me të vërtetë të veçantë dhe shumë interesante. Klubi anglez që nuk njihet shumë nga tifozët e futbollit profesionist, disa vite më parë është blerë nga kompania e famshme e fast food-it Burger King.

Në pak vite klubi është kthyer në një fenomen të vërtetë të rrjeteve sociale, veçanërisht në Twitter dhe Twich. Gjigantët e fast food-it kanë shfrytëzuar me shumë mjeshtëri video-lojën FIFA 20, falë një strategjia shumë të goditur marketingu.

Lojtarët e shumtë virtuale që zgjidhnin të luanin me Stevenage në lojën e famshme kishin mundësinë të zhbllokonin ofertat speciale të Burger King, mjaftonte të postonin në Tëich disa imazhe argëtues ose disa video të shkurtra të aksioneve të bëra me lojtarët e Stevenage.

Në ditët e fundit, nga drejtuesit e klubit të kategorive të ulëta angleze ka ardhur një tjetër lajm i madh: janë shitur të gjitha fanellat e Stevenage me stemën fantastike të Burger King si sponsor!

Klubi është gjithmonë protagonist në rrjetet sociale dhe investimi i përgjegjësit global të Burger King, Marcelo Pascoa, është shpërblyer plotësisht!

Gjithashtu, në rrjetet sociale janë publikuar 25.000 gola virtualë të bërë duke komanduar klubin në FIFA, ndërsa skuadra ka rezultuar të jetë më e zgjedhura në modalitetin karrierë.

Me pak fjalë, Stevenage dhe Burger King kanë realizuar një gol të mrekullueshëm falë kësaj marrëveshjeje që po rezulton gjithmonë dhe më fitimprurëse.

Related posts

“THUMBON” MILAN-IN/ Andre Silva: Një eksperiencë që më ka vënë në një situatë të vështirë, por …

Delo.autor

ÇËSHTJA “POGBA”/ Dorëzohet Manchester United, pret një sinjal nga Real Madrid ose PSG

Delo.autor

E FRIKSHME/ Tmerr në Moto GP, motori merr FLAKË në bokse pas provave të lira (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment