Futboll Seria A Sport

“TË LUAJ PËR TË ËSHTË VËRTET NJË ËNDËRR”/ Ylli Lukaku: Conte për mua është mentor, sillet si një…

I pyetur për raportin që ka me Antonio Conte, sulmuesi belg, Lukaku, e nis nga telefionata e parë me të, këtu e 6 vite të shkuara: “Për mua është një mentor, një baba, një person që më kupton vërtet. Gjithashtu, e kuptoj mirë atë. I jam mirënjohës për vlerësimin që ka pasur gjithmonë për mua. Herën e parë që më telefonoi, gjashtë vite më parë, donte që t’i bashkohesha. Për mua, të luaj për të është vërtet realizimi i një ëndrre.

Ju i shihni ekipet e tij dhe e kuptoni se mundeni, si individ dhe si kolektiv, të mësoni shumë dhe të përmirësoheni. Ndihem se jam rritur shumë sezonin e kaluar, falë trajnerit dhe stafit të tij. Por, duhet të mendojmë se ky është vetëm fillimi. Ne ende duhet të përmirësohemi dhe Conte është trajneri i duhur për ta bërë këtë”.

Related posts

MBËSHTET “SUPER LEAGUE”/ “Fenomeni”: Është një ide e mirë, tifozët duan të shohin më shumë ndeshje të…

Delo.autor

Live/ Mbyllen 20 minuta: Çfarë po ndodh mes Gjermanisë dhe Meksikës

Sadik.Autor

Willian do ta zëvendësojë Matan te Man United

Sadik.Autor

Leave a Comment