Futboll Seria A Sport

LUKAKU RRËFEN 360 GRADË/ Nga fëmijëria e vuajtur tek ëndrra e realizuar, Inter

Romelu Lukaku dha një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”. Sulmuesi belg foli në 360°. Këto janë disa nga deklaratat e tij.

Fëmijëria – “Babai im nuk kishte fat me paratë. Kur e mbylli karrierën si futbollist, ai nuk bleu dot as një shtëpi, nuk kurseu. Kur mbaroi së luajturi, shpejt kuptova se do të kishim vështirësi serioze financiare. Menjëherë vendosa të bëhesha futbollist. Doja të përmirësoja gjendjen e familjes”.

Titulli – “Për mua, gjëja më e rëndësishme është të flasim në fushë. Ne duhet të luajmë dhe të bëjmë mirë në çdo 90 minutësh. Jashtë fushës nuk jam personi që flas shumë. Unë preferoj të shprehem kur luaj. Dua të jap gjithçka që mundem për të bërë më të mirën këtë sezon. Të bëjmë sa më mirë për Interin”.

Vidal – “Ardhja e Vidal është shumë e rëndësishme për ne. Ai është një lojtar me cilësi të shkëlqyeshme. Vitin e kaluar kemi bërë mirë, por nëse duhet të përmirësojmë diçka, kjo bëhet me cilësi dhe përvojë. Vidal e ka treguar veten kudo. Ju nuk fitoni dot shumë dhe me ekipe të ndryshme, nëse nuk jeni lojtar i nivelit të mirë”.

Interi – “Për mua, të luash për Interin është një ëndërr e realizuar. Asnjëherë nuk mund ta imagjinoja të bëhej realitet. Nuk e shfrytëzoj lehtë këtë mundësi, erdha këtu për të bërë mirë, për të lënë gjurmë. Çdo ditë kur zgjohem, dua të bëj gjithçka që të përmirësohem. Mund të luaj mirë ose keq, por sa herë që dal në fushë dua të jap gjithçka. Edhe në trajnim jam i tillë. Trajneri dhe shokët e skuadrës tallen me mua, sepse zemërohem edhe kur humbas ndeshjet e kontrollit mes grupit. Kjo është mënyra ime për të luajtur futboll, për të menduar për futbollin. Kur kjo të mos jetë më çështje kryesore e karrierës, unë do të ndalem”.

Futboll pa tifozë – “Diçka e shëmtuar. Ju dëgjoni gjithçka në stadiumet bosh. Edhe atë që them unë, të cilën mbase nuk duhet ta dëgjoni. Shpresojmë që tifozët të kthehen së shpejti në stadiume dhe të qëndrojnë të sigurt. Ne po i bëjmë gjërat mirë në Itali dhe shpresojmë që spektatorët së shpejti do të jenë në tribuna. Futbolli pa tifozë nuk është futboll i vërtetë”.

Të rinjtë italianë – “Barella do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin kombëtar dhe për Interin. Ai është rritur shumë në gjashtë muajt e fundit, është mbresëlënës me topin, edhe fizikisht e mendërisht. Esposito, gjithashtu, mund të jetë një lojtar i rëndësishëm, por duhet të luajë më shumë. Me mentalitetin që ka dhe me më shumë minuta në fushë, mund të japë shumë. Unë, gjithashtu, respektoj Kean dhe Chiesa”.

Related posts

LIVERPOOL PËSOI HUMBJEN E DYTË RADHAZI/ Mbrojtësi Robertson: Bën çfarë deshën me ne. Nuk luftojmë për titullin…

Delo.autor

SHPEJTËSI E ADMIRUESHME/ “Kuqezinjtë” e Milan-it në fushë me 3 “supersonikë”

Delo.autor

HISTORIA E VEÇANTË/ BBC reportazh për futbollistin që në Shqipëri merrte 100 dollarë në muaj, dhe sot është yll në Champions

Delo.autor

Leave a Comment