Futboll La Liga Sport

ZBULON SEKRETET E TRANSFERIMIT TEK BARCELONA/ Pjanic: Ronaldo më tha se do të argëtohem këtu…

Në merkaton e verës së Juventusit, lamtumira e Miralem Pjanic përfaqëson një nga pikat më të rëndësishme. Boshnjaku është shkëmbyer me Arthur dhe po përgatitet të fillojë aventurën e tij të re te Barcelona. Ai do të ketë fatin e madh të kalojë nga Cristiano Ronaldo te Lionel Messi si bashkëlojtarë, gjatë rrugës së karrierës profesionale, përveç Lyon-it dhe Romës. I intervistuar nga “Mundo Deportivo”, Pjanic tregoi fjalët e lamtumirës, që CR7 i tha kur u nis për në “Camp Nou”, duke lënë “Zonjën e Vjetër” pas disa vitesh suksese:

“Cristiano më tha se ishte shumë i lumtur për mua. Ai ishte i zhgënjyer që po largohesha nga Juve, por më tha se do të argëtohem shumë në një ekip të shkëlqyeshëm si Barcelona. Ronaldo është një lojtar që i ka treguar aftësitë e tij, ka qenë shumë i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes, duke u bërë shembull për të gjithë”.

Pjanic foli gjithashtu për Totti, Cristiano, Buffon, Messi…; legjendat me të cilat ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij: “Mentaliteti është gjëja më e rëndësishme. Ajo që kanë kampionët është unike. Ata kanë luajtur për shumë vite në nivelin më të lartë dhe për këtë duhet të përqendrohesh në punën tënde, duhet ta duash futbollin. Ata gjithmonë duan të përmirësohen, janë shembull për të gjithë”.

Related posts

MANAJ “ÇMEND” ALBACETE/ Gol 3 pikësh nga stoli

Delo.autor

FABIO BORINI DREJT LARGIMIT NGA MILAN/ Ja dy skuadrat që kërkojnë kalimin e 28-vjeçarit…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Trajneri Setien: Mendoni për rrezikun që na kanoset dhe qëndroni në shtëpi!

Delo.autor

Leave a Comment