Futboll

SERIA A/ Dalbert: Kam ngjashmëri me Michael Jordan

Dalbert, mbrojtësi i majtë i Inter, i blerë verën e kaluar nga Nice, ka folur për Inter TV për eksperiencën e tij milaneze: “E kuptoj italishten, veçanërisht ato që më thotë trajneri Spalletti. Të dëgjosh dhe të kuptosh është më e lehtë se të flasësh. Numri 29? Është një numër domethënës për mua. Më këtë numër kam kaluar momentin më të mirë dhe më të keq të karrierës. Le të themi se më ka shoqëruar gjithmonë”.

Për Serinë A: “E ndiqja shumë futbollin italian, këtu kanë luajtur shumë idhuj brazilianë, si Ronaldo dhe Adriano. Nuk mendoja se kishte kaq shumë vështirësi në nivelin taktik. Isha mësuar që të kisha më shumë liri në sulm, këtu ka qenë e vështirë, por kam mësuar shumë dhe kjo është e rëndësishme për karrierën time”.

Për Inter-in: “Jam befasuar nga stadiumi dhe nga tifozët, më kanë dhuruar emocione të jashtëzakonshme. Është bukur të shikosh shumë njerëz që të mbështesin. Kam zgjedhur Inter-in sepse doja të përmirësohesha në aspektin mbrojtës. Në Brazil mendojmë të sulmojmë dhe në Itali duhet të mësoj të mbroj”.

Për idhullin: “Michael Jordan, di gjithçka për të. kam shumë ngjashmëri me të për vështirësitë që ai ka kaluar. Do ta pyesja se çfarë duhet të bëjqë të jem si ai”.

Related posts

Klopp është i çuditshëm, u kërkon lojtarëve të Liverpoolit të dalin lakuriq në stërvitje

Sadik.Autor

(VIDEO) Neymar i “magjishëm” bën gjithçka vetë

Q.Autor

BARCELONA “ÇMENDET” PAS NEYMAR/ Oferta e radhës është e frikshme

F.autor

Leave a Comment