Futboll Ligue 1 Sport

PSG E NIS KAMPIONATIN ME TRIUMF/ Cavani-Mbappe i japin fitoren e parë

PSG-së nuk i mungon aspak Neymar. Skuadra kampione në fuqi e Francës fitoi thellë 3-0 me Nimes në “Parque des Princes” në ndeshjen e parë të kampionatit, duke marrë menjëherë kryesimin e Ligue 1, me golaverazh të njëjtë me Lyonin, që me të njëjtin rezultat shkatërroi Monacon në transfertë.

Trajneri Tomas Tuchel nuk e kishte përfshirë as në listën e të grumbulluarve brazilianin, për të cilin drejtori sportiv Leonardo u shpreh një ditë më parë se është në bisedime për ta shitur, por pa saktësuar emrin e skuadrës.

Në vijën e parë të sulmit luanin Cavani dhe Mbappe, që e gjetën të dy rrugën e rrjetës.

Uruguaiani realizoi golin e parë të takimit në minutën e 24-t me 11-metërsh, ndërsa talenti 20-vjeçar shënoi në të 56-ën, pasi u shërbye brenda zonës nga Bernat.

Golin e tretë e realizoi Di Maria, pas asistit të marrë nga Mbappe.

Related posts

PAS 5 VITESH MUNGESË/ Louis Van Gaal gati për rikthimin e madh tek klubi…

Delo.autor

“BURRË E GRUA MISH E THUA”/ Coutinho rikthehet në Liverpool për një arsye të VEÇANTË (VIDEO)

Isa.Autor

REJA MERR LAJMIN E MIRË/ Dëmtohet ylli i Dortmund, do të mungojë në sfidën ndaj Shqipërisë për “Katar 2022”

Delo.autor

Leave a Comment