Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E “ÇMENDUR”/ Arsenal rikthen vëmendjen te “dashuria e vjetër”, Barcelona tundohet

Arsenali ka rikthyer vëmendjen drejt Barcelonës për sulmuesin e Philippe Coutinho. Braziliani po bën mirë te spanjollët, ndërsa duket se ka fituar besimin e trajnerit Ronald Koeman.

Ky i fundit dëshiron ta ketë pjesë të rëndësishme të ekipit të tij, ndërsa 28-vjeçari dëshiron të mbetet në ekip dhe të luajë shanset e tij. Anglezët e trajnerit Mikel Arteta e kanë nisur sezonin mirë dhe duan të përforcohen.

Coutinho mund të lihet i lirë nga katalanasit, në rast se Arsenali u bën një ofertë joshëse. “Topçinjtë” e pëlqejnë shumë lojtarin dhe kanë kthyer sërish vëmendjen drejt tij. Nuk është hera e parë që anglezët mendojnë për brazilianin.

Related posts

IBRAHIMOVIC BËHET SËRISH “DJALL”/ Gjigandi suedez rithehet në Seria A, firmos akordin për…

Delo.autor

E BUJSHME/ McGregor zyrtarizon rivalin e radhës: Shihemi në dhjetor…

Delo.autor

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Harry Kane më shumë se “bomber”, asistuesi më i mirë në 5 ligat më të forta

Delo.autor

Leave a Comment