Futboll Sport

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME NË SPANJË/ Cavani i ka kërkuar agjentit të transferohet tek…

Edison Kavani mbylli aventurën e tij tek PSG sezonin e kaluar, teksa këtë vit do të jetë një lojtar i lirë me parametra zero. Uruguaiani akoma nuk e ka gjetur ekipin e ri, teksa sipas gazetarit Roberto Gomez sulmuesi i është drejtuar agjentit të tij, duke i kërkuar me ngulm kalimin tek Reali i Madridit.

“Kavani i ka kërkuar agjentit të tij Rene Ramos kalimin tek Reali i Madridit me çdo kusht. Ai i ka kërkuar të negociojë vetëm me Realin e Madridit. Duket qartë se Reali nuk ka ndërmend të blejë ndonjë lojtar këtë verë, por me insistimin e Kavanit dhe agjentit të tij, mbase ata do të ndryshojnë mendje.” tha Gomez për Radio Marca.

Related posts

LYON-JUVENTUS/ “Zonja e Vjetër” pretendoi dy penallti, nuk duken episode flagrante

Delo.autor

Praktikisht zyrtare/ Modric kërkon largimin nga Real Madrid, ja oferta E FUNDIT shokuese

Isa.Autor

VIDEO/ Liverpool në avantazh ndaj Southampton, Firmino autor i golit

Q.Autor

Leave a Comment