Futboll Seria A Sport

ANALIZA SIPAS PRESTIGJOZES “MARCA”/ Ronaldo mes favoritëve kryesorë për “Topin e Artë”

Cristiano Ronaldo drejt triumfit për për Topin e Artë të gjashtë në karrierë. Kjo është profecia e të prestigjiozes spanjolle “Marca”, që i bën një analizë të thellë sezonit të CR7 tek Juventusi dhe në përfaqësuesen e Portugalisë.

Në bazë të opinioneve të para të mbledhura, Ronaldo duhet të jetë pranë triumfit personal, pasi vitin e kaluar Luka Modric ndërpreu dominimin 10-vjeçar të portugezit dhe Lionel Messit. Sipas “Marcas” 34-vjeçri është një nga favoritët kryesorë bashkë me Mbappé, Mané e Van Dijk.

Vendimtar në këtë triumf të mundshëm të Ronaldos do të rezultonte rendimenti i tij me Juven, skuadër me të cilën fitoi kampionatin dhe Superkupën e Italisë. CR7 ka mundur të shënojë në të gjitha takimet e Championsit si dhe është renditur i treti në listën e golashënuesve më të mirë të Serisë A me 21 finalizime. Sigurisht që nuk duhet harruar suksesi në Nations League. Ronaldo udhëhoqi përfaqësuesen e tij drejt triumfit në edicionin e parë të këtij turneu.

Related posts

LIVE| Luftëtari-Skënderbeu, Korçarët me 2 sulmuesë. Shehi hedh në fushë Krasniqin

Delo.autor

RENDITJA E SUPERIORES/ Tirana mbyll vitin në krye. Ja situata e skuadrave pas javës së 15…

Delo.autor

Skandali “Cacliopoli”/ Moxhi: Më kujtohet ndeshje kundër INTERIT kur Karraro mori në TELEFON…

Isa.Autor

Leave a Comment