Futboll Seria A Sport

“RACIZMI ENDE EKZISTON”/ Ylli Lukaku: Në Itali më ka ndodhur vetëm një herë, reagova dhe…

Sulmuesi i Interit thotë se racizmi ende ekziston, por gjithashtu zbulon se Italia është vendi më mirë që ka qenë. Belgu bëri një paraqitje mjaf të mirë me zikaltërit, pasi në sezonin e parë arriti të shënonte 34 gola në 21 ndeshje.

Lukaku dha një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”. “Është vendi më i mirë që kam qenë. Italianët më mirëpritën krahëhapur dhe i jam mirënjohës gjithësecilit. Edhe futbolli më ka ndihmuar të përmirësohem shumë. Dua të përmirësohem akoma më shumë dhe të ndihmoj ekipin”. Por Lukaku beson se racizmi është ende një problem. “Ende ekziston, në të gjithë Europën. Dhe është absurde.

Në Itali më ka ndodhur vetëm një herë. Reagova dhe nuk më ndodhi më. Nuk dua të ngatërroj 3 apo 300 persona që fishkëllejnë me mijëra të tjerë”, përfundoi Lukaku.

Related posts

U INFEKTUA NGA KORONAVIRUSI/ Mbaron makthi Covid-19 për lojtarin e Bordeaux, ja përgjigja që merr

Delo.autor

“E TURPSHME QË E MBYLLËM KËSHTU”/ Përgatitet për një aventurë të re, mbrojtësi i Kombëtares gati të ndryshojë ekip

Delo.autor

Duka: Në Ligën e Kombeve ka rëndësi çdo minutë, De Biazi nuk ndahet kollaj sepse…

Isa.Autor

Leave a Comment