Futboll Seria A Sport

BËN PARASHIKIMIN E BUJSHËM PËR DYBALAN/ Marchisio: E konsideroj Paulon mes lojtarëve më…

Claudio Marchisio ka folur për të kaluarën e tij tek Juventus në një intervistë të dhënë për Fanpage, në të cilën ka zbuluar edhe një prapaskenë të merkatos.

“Milani është një skuadër që ka një histori të pabesueshme si ajo e Juventus. Ka patur një interesim të Milan-it kundrejt meje dhe kam thënë gjithmonë se skuadra e vetme për të cilën mund të isha dorëzuar para se të filloja me Juven do të ishte Milan-i. Por kam rezistuar”, ka thënë Marchisio.

Ish-mesfushori i Zonjës ka folur edhe për Paulo Dybala-n:

“Unë dhe Paulo jemi lidhur shumë dhe jam i gëzuar që kam qenë një pikë referimi për të brenda skuadrës dhe jashtë fushës. E konsideroj Paulo-n mes lojtarëve më të fortë në qarkullim dhe, sipas mendimit, do të fitojë Topin e Artë. I uroj të fitojë Champions-in”, ka thënë Marchisio.

Related posts

CONTE KËRKON PËRFORCIME/ Tre lojtarë jashtë planeve të teknikut italian, ja emrat

Delo.autor

Francë-Argjentinë/ “Gjelat” përmbysin rezultatin, Mbape shënon përseri

Sadik.Autor

NDËRPREU AKORDIN ME KLUBIN PORTUGEZ/ Tirana gati firmën me zbulimin e sezonit të kaluar në Superiore

Delo.autor

Leave a Comment