Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

PAS HUMBJES NDAJ TIRANËS/ Trajneri Ahmataj: Duhet ta harrojmë këtë ndeshje, pasi…

Trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj, pas humbjes 5-3 me Tiranën, u shpreh se nuk e kishte parë ndonjëherë kështu ekipin, dhe theksoi se pas golit të tretë, ekipi i tij humbi ekuilibrat.

Pjesa e dytë shumë e dobët. U shturët…

Ta fillosh pjesën e dytë me një penallti, dhe pas 5 minutave të pësosh edhe një tjetër, në një superioritet numerik të parrezikshëm në situatë me sulmuesin, ku dy lojtarë u shtrinë në tokë, është shumë keq të pësosh atë gol. Skuadra nuk ishte në ditën e vet të mirë. Kur gjendesh në disavantazh të dy golave, do bësh aventurë. Kupa këtë specifikë ka. Skuadra nuk e mori veten, edhe pse shënoi gola. Në ekuilibër taktik, nuk e gjeti veten. Lojtarët i kanë këmbët e ngarkuara. Kjo e bëri që të humbnim ndeshjen kështu. Nuk mund të flasim për taktikë pas dy golave të shpejtë të Tiranës. Ajo penallti na ndikoi shumë psikologjikisht. Ekipi është i ri. Nuk e kam parë ndonjëherë në këtë situatë.

Koment për penalltinë…

Nuk merrem me arbitrat, dhe nuk do merrem asnjëherë. Ai ashtu e mendoi, dhe e dha penallti. Por, kjo na ndikoi sepse sapo kishim hyrë në fushë, dhe nuk e rikuperojmë dot. Morëm dhe një gol tjetër, dhe mbaroi çdo gjë. Nëse nuk ka qenë penallti, do na vijë shumë keq. U bë e dyta herë që e fillojmë kështu ndeshjen.

Sa do ndikojë kjo humbje në kampionat?

Po të shikosh lojën, ishte deri në minutën e 53-të kur morëm golin e tretë. Ekuilibrat u prishën kur futëm 5 sulmuesë në fushë. Kjo nuk ndikon në kampionat. Duhet ta harrojmë këtë ndeshje, pasi objektiv kemi qëndrimin në kategori.

A besoni se do kalonit në finale, apo e mendonit seriozisht se Tirana është favorite?

Kemi bërë 3 ndeshje me Tiranën, 2 në kampionat dhe një në kupë. Të treja ndeshjet kanë dalë barazim. Sot, ekuilibrat u prishën në pak minuta. Golat më pas i gjetëm, por nuk patëm ekuilibër taktik.

A do kesh ndihmën e gjysmës së formacionit që mungoi sot?

Nuk e kam të qartë ku i kanë dëmtimet lojtarët. Dy kanë ligamentet e gjurit. Ramadani ka një dëmtim të hershëm prej 3 muajsh, e ka humbur edhe formën fizike. Të humbësh kaq shumë lojtarë, është e vështirë të kesh ekuilibër.

Related posts

MOMENTI QESHARAK/ “Ylli” i Evertonit pengohet nga një… FANTAZMË (VIDEO)

Isa.Autor

“MILAN ME IBRAHIMOVIC DO TË PËRMIRËSOHET”/ Flet Luciano Moggi: Piatek mund të rritet me…

Delo.autor

Pjanic: I kam thënë jo Tottenham për këtë arsye

Q.Autor

Leave a Comment