Futboll Sport

MILAN PROJEKTON TË ARDHMEN/ Maldini “shënjestrën” dy talentet kuqezi, zbulohen detaje

Jo vetëm Nedim Bajrami, Milan “fiksohet” edhe pas talentit tjetër kuqezi, Kristjan Asllani. Të dy legjionarët kuqezi zhvilluan një provë pozitive në “San Siro” teksa sfiduan Milan. Mediat italiane, të gjitha në një zë, bashkohen në një pikë, në fund të sezonit Paulo Maldini do të trokas në dyert e Empolit me një ofertë dyshe për dy lojtarët shqiptar.

Nedim Bajrami

Ashtu si në rastin e Bajramit, edhe për Asllanin presidenti i Empolit nuk pranon asnjë ofertë poshtë 10 milionë euro, kjo është baza për të nisur negociatat.

Asllani

Asllani dhe Bajrami janë dy profile që pëlqehen shumë nga trajneri Pioli, ky i fundit ka dhënë dritën jeshile për të vijuar negociatat ndërsa edhe për stafin drejtues janë dy lojtarë me një kosto të përballueshme.

La Gazzetta

Në të njëjtën kohë, Milan po kujdeset edhe për punët brenda familjes, vijon fushata e rinovimeve, në fund të këtij sezoni dyshja drejtuese Maldini-Masara do të zgjasin bashkëpunimin pasi sipas La Gazzetta dello Sport: CEO i fondit Elliott, Ivan Gazidis është shumë i kënaqur me punën e bërë nga stafi drejtues.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Debutim ëndrrash, Vlahovic ndëshkon Villarreal pas 32 sekondash (VIDEO)

Delo.autor

EFEKTI FINANCIAR/ Mesi, një minierë ari për PSG-në edhe pa luajtur

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Ibrahimovic: Të gjithë bashkë mund tia dalim! Të mobilizohemi të gjithë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment