Futboll Seria A Sport

PAS SHITJEVE RADHËN E KANË BLERJET/ Barcelona gati të bëjë tentativën e fundit për Lautaron

Barcelona do bëjë tentativën e fundit për të nënshkruar me sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez. Pas muajsh negociata mes katalanasve dhe zikaltërve, momenti i së vërtetës ka ardhur.

Lautaro goli

Barcelona ka qenë e qartë, që asnjë lojtar i ri nuk do vijë pa u larguar më parë lojtarët e padëshiruar. Në ditët e fundit nga katalanasit janë larguar Semedo, Vidal dhe Suarez, dhe kjo lejon që Barcelona të përpiqet të firmosë me Lautaron. Gjitashtu edhe me largimin e Artur Melos dhe Rakitiçit të ardhurat financiare janë rritur, dhe Barcelona mund të tentojë afrimin e Lautaro Martinezit.

Interi e vlerëson sulmuesin 100 milionë euro dhe sipas “Marca”, Barcelona do bëjë një tentativë të fundit për argjentinasin.

Related posts

NAPOLI HUMBET KREUN E SERIE A/ Ekipi i Contes zhgënjen ndaj Comos, autogol Rrahmani

F.autor

I BLLOKUAR NË POLONI PREJ COVID-19/ Basha: Kosova do triumfojë ndaj Maqedonisë, dua ta mbyll karrierën te…

Delo.autor

BOMBA E “BILD”/ Largimi nga Liverpuli, Jurgen Klop trajneri i ardhshëm i…

Delo.autor

Leave a Comment