Champions League Futboll Sport

Finalja e Champions, finale për “Topin e Artë”!!!

Kanë arritur objektivin për të qenë në Kiev, por pa u lodhur shumë në pjesën e fundit të sezonit. Ndoshta në mënyrë të rrezikshme, sepse fakti që “nuk bënë asgjë” në gjysmëfinalet e kthimit të Champions League, mund t’i kishte kushtuar shumë Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah.

Por ia hodhën, edhe në saj të ndihmës së gjyqtarëve që penalizuan Bayern dhe Roma.

Zero gol për CR7 në “Bernabeu”, zero gola për Salah në “Olimpico”. Dueli mes dy prej kandidatëve kryesorë për të fituar “Topin e Artë” do të konsumohet në tokën ish-sovjetike, në Ukrainë për finalen e Champions dhe në Rusi për Kupën e Botës.

Egjiptiani ka një avantazh minimal ndaj portugezit, për sa i përket golave të shënuar në këtë sezon: 43-42. Eshtë edhe meritë e tij që Roma-Liverpool me 13 gola në dy ndeshje u bë gjysmëfinalja më me shumë gola në historinë e Champions League.

Të dy kampionët ecin krah për krahu në momentet e mira (shumë) dhe ato të këqija (pak).

Nëse Ronaldo bëri një gabim trashanik, vetëm dy metra larg portës kundërshtare, ndërsa Salah e mbylli ndeshjen me notën 5.

Real Madrid dhe Liverpool kanë treguar të gjitha vështirësitë që hasin në momentin që dy “yjet” nuk bëjmë magjitë e tyre. Heynckes doli nga “Bernabeu” pa e pasur ende të qartë arsyen e eliminimit, ndërsa Di Francesco e mbylli konferencën për shtyp me krenari dhe keqardhje për përmbysjen që nuk u realizua për pak.

Në Kiev, vëmë bast se Cristiano dhe Mohamed do të rikthehet ata që njohin. Ata, dikur shumë ndryshe dhe tani shumë të ngjashëm, kanë edhe një përballje për sponsorët dhe kontrata e majme.

Nëse do të triumfojnë flokët e ngrira të Cristiano Ronaldo, apo kaçurrelat e rrëmujshme të Salah do ta mësojmë më 26 maj, në etapën e parë të finales për “Topin e Artë”.

Related posts

Bëhet milioner vetëm me 50 cent (FOTO)

Q.Autor

NË ITALI NUK KA LUKS/ Ronaldo “duhet” të shkojë në stërvitje me FIAT

Isa.Autor

JUVENTUS VIJON NË KRYE/ Ronaldo shënon në ndeshjen e 1000-të në karrierë

F.autor

Leave a Comment