Bundesliga Futboll Sport

I DHUROI BAYERN TROFEUN E SUPERKUPËS SË EUROPËS/ Mesfushori Martinez: Ishte njësoj si në 2013

Havi Martinez ishte njeriu që solli trofeun e Superkupës në Mynih. Spanjolli shënoi në minutën e 104-t golin e fitores për kampionët e Europës, duke e çuar në katër numrin e trofeve në këtë sezon për Bajernin.

Koincidenca e çuditshme me spanjollin pasi edhe herën e fundit që Bajerni fitoi Superkupën ndaj Çelsit në 2013-ën ishte pikërisht Martinez ai që shënoi golin e fitores në minutën e 121-të. “Nuk ka rëndësi nëse luaj 15 minuta apo jo, jap gjithmonë gjithçka për Bajernin

. Jemi shumë të lumtur me trofeun. Ishte njësoj si në 2013-ën. Sot (nesër) do të festoj vetëm me shokët e skuadrës derisa të jem edhe në Mynih. Do të jap gjithçka për këtë fanellë deri në minutën e fundit. Të dielën kemi një ndeshje të rëndësishme”, tha spanjolli. Kujtojmë se Martinez është shumë pranë largimit nga bavarezët, mesfushori pritet të transferohet në Spanjë tek Atletiko e Bilbaos, skuadër ku ka luajtur edhe në të shkuarën.

Related posts

SUPERSFIDAT/ Kastrioti pret Skënderbeun, Kukësi kërkon fitoren e parë në Vlorë

Isa.Autor

ALLEGRI FLET PAS LARGIMIT/ Ja çfarë thotë për Juventusin dhe trajnerin e ri

Delo.autor

REALI SYNON 3 KAMPIONË BOTE/ Kushtojnë gjysmë miliardi euro

F.autor

Leave a Comment