Gossip

LAMTUMIRA E SUAREZ NGA BARCELONA/ Vjen mesazhi mallëngjyes i zonjës Messi: Faleminderit për kaq shumë…

Largimi i Luis Suarez nga Barcelona ka trishtuar familjen Messi.

Gruaja e Pleshtit, Antonella Roccuzzo, ka përshëndetur familjen e Pistolero-s me një mesazh mallëngjyes në Instagram për miken e saj të ngushtë Sofia, gruaja e sulmuesit uruguaian.

“Bolu, motër dhe mike… faleminderit për kaq shumë vite të ndarë bashkë, për kaq shumë të qeshura, kaq shumë miq dhe biseda pa fund, ishte si të ishim në familje për ne”, ka shkruar Roccuzzo.

“Nuk kam fjalë për të thënë sa, SHUMË, do të mungosh, ti dhe familja jote e bukur. Mijëra falënderime! Uroj që jeta të na dhurojë momente të tjera bashkë”.

“Do të shihemi përsëri shpjet! Të dua, Të dua. Të uroj të gjitha sukseset e botës në këtë etapë të re”.

Related posts

PLAS TEK ROMA/ Dy lojtarët sherr mes tyre për një… femër (FOTO)

Delo.autor

PAS PUSHIMEVE NË VENDLINDJE/ Salah rikthehet fuqishëm në stërvitje, ja çfarë poston

Delo.autor

“TË KA LALI SHPIRT…”/ Kaçe ”detyron” grekët të këndojnë shqip

F.autor

Leave a Comment