Futboll La Liga Sport

SFIDA NDAJ BETIS/ Zidane publikon listën e Real Madrid, mungon ylli i ekipit…

Trajneri Zinedine Zidane ka publikuar listën e 22 lojtarëve që ka grumbulluar për ndeshjen që do të luhet nesër, prej orës 21:00, kundër Real Betisit në transfertë. Kampionët e Spanjës duan të arrijnë fitoren e parë në kampionat, pasi barazuan me Sociedadin me rezultatin 0-0.

Bie në sy sërish mungesa e Eden Hazardit. Belgu nuk është grumbulluar me “Los Blancos” duke konfirmuar momentin e errët që po kalon. Ai është i dëmtuar dhe po stërvitet në mënyrë individuale.

Sulmuesi i krahut është dështimi më i madh i madrilenëve. Ai u ble nga Chelsea, por që prej kalimit në Madrid ka qëndruar më shumë i dëmtuar dhe jashtëforme. Ai u rikthyer sërish mbipeshë në Madrid pas pushimeve të verës. E njëjta situatë si sezonin e kaluar!

Related posts

ZYRTARE/ Lëvizje mjeshtërore e Igli Tares, rinovon me yllin spanjoll…

Delo.autor

“KEMI KOHË QË JEMI BASHKË”/ Lojtari i Tiranës: Historia ime me volejbollisten që më tërhoqi si magnet

Delo.autor

KATALAN BESNIK/ MESSI refuzoi MEGA OFERTËN e Man City për trefishimin e pagës

Isa.Autor

Leave a Comment