Futboll Seria A Sport

FITUESI I “KËPUCËS SË ARTË” SHËNON NJË TJETËR ARRITJE/ Ylli Immobile synon të thyejë rekordin 77-vjeçar

Fituesi i “Këpucës së Artë” sezonin e kaluar Çiro Imobile e nisi sezonin e ri me këmbën e mbarë. 30-vjeçari shënoi njërin prej golave të fitores 0-2 ndaj Kaljarit.

Sulmuesi i bardhekaltërve renditet si golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Lacios dhe ndodhet vetëm një gol larg Xhuzepe Sinjorit (Imobile 126, Sinjori 127).

Megjithatë, futbollisti italian ka mundësinë e madhe të parakalojë ikonën e futbollit italian Silvio Piolën, i cili ka realizuar plot 149 gola me fanelën bardhekaltër.

Duke parë formën e mirë gjatë viteve të fundit, Imobile mund të kthehet në golashënuesin më të mirë të Lacios. Piola mbetet deri tani golashënuesi më i mirë i Lacios prej 77 vitesh.

Related posts

DEBUTOI ME NJË SUPERGOL/ MALDINI optimist: Kemi gjetur lojtarin që na duhej

Isa.Autor

“DZEKON E DOJA QË KUR U LARGUA LUKAKU”/ Inzaghi rrëfen eksperiencën “Zikaltër”: Ka nisur epoka e Interit tim

Delo.autor

“NUK SHKOJ TEK JUVENTUS”/ Mbrojtësi i Milanit: Ibrahimovic është i ashpër në stërvitje

Delo.autor

Leave a Comment