Futboll Sport

DEL KUNDËR CONTES MBI ECURINË TEK INTER/ Cassano: Çmenduri se çfarë bën me Eriksen…

Ish-futbollisti, Antonio Cassano, ka folur në lidhje me ecurinë e Conte tek Interi dhe Pirlos te Juventusi. Ai flet hapur dhe thotë se Conte po gabon shumë me Eriksenin dhe mos aktivizimin e tij.

“Sipas mendimit tim, Interi ishte tashmë afër titullit sezonin e kaluar. Problemi më i madh është se ka kaq shumë lojtarë, që Conte nuk i pëlqen. Njëri, mbi të gjithë, Eriksen, një çmenduri për mua, të mos lejohet të luajë në mesfushë.

“Real Madridi e donte atë, Barcelona po. Ai bëri gjëra fantastike në Angli, ashtu si me Danimarkën. Nuk mund të mendoj se në një mesfushë shumë normale si ajo e Interit, ai nuk ka vend. Ka diçka që nuk shkon, për mua.

“Pirlo? Nuk është një bast, ai e ka treguar veten në fushë për 25 vite. Andrea duhet të ketë fat dhe kimi në fushë. Për mua nuk keni nevojë t’i jepni kohë, ai tashmë dinte se si t’i bënte shokët të lëviznin në fushë. Ai ka një ekip me lojtarë të shkëlqyer dhe një klub që është ndër më të mirët në Europë. Nuk është një bast”, – tha Cassano.

Related posts

SUPER GOLI NDAJ JUVENTUS APO SEKSI ME GEORGINËN? Ronaldo jep përgjigjen

Delo.autor

PIKFORD “HERO” NË NATIONS LEAGUE/ Anglia mposht Zviceranët me 11-metërsha dhe fiton medaljen e bronzit

Delo.autor

Juan Mata thirrje lojtarëve: Eliminimi ndaj Bristol City nuk është tragjedi!

Q.Autor

Leave a Comment