Futboll Sport

POZITIV APO JO? Vedat Muriqi merr përgjigjen e testit për COVID-19

Vedat Muriqi mund të ribashkohet së shpejti me skuadrën e tij të re, Lazion.

Mediat në Kosovë raportojnë se sulmuesi i bardhekaltërve ka rezultuar negativ në testin e sotshëm për COVID-19.

Futbollisti 26-vjeçar do t’i nënshtrohet një testi të dytë në mbrëmje dhe nëse përgjigjja e analizave konfirmohet negative, atëherë që nesër ai mund t’i bashkohet Lazios në stërvitje.

Pak ditë pasi u prezantua tek ekipi i ri, Muriqi u konfirmua si i infektuar me Koronavirus.

Megjithatë, debutimi i tij me Lazion duket se do të vijë në muajin tetor, kur të kenë përfunduar ndeshjet e Kosovës në Ligën e Kombeve.

Related posts

I dëshpëruar për rezultatin/ CUNGU: Ekipi i lodhur, ndeshjen nuk e zgjidh vetëm REGINALDO

Isa.Autor

MERKATO Sot do të prezantohet numri 10 i Inter për sezonin 2018/19…

Sadik.Autor

Me këtë notë është vlerësuar Meritan Shabani me debutimin te Bayerni

Sadik.Autor

Leave a Comment