Futboll La Liga Sport

Mediat katalanase: Valverde është në rrezik, nëse Barça humbet sonte!

Ka një det në sfond të Barçës. Sipas “Mundo Deportivo”, në një raport të nënshkruar nga Fernando Polo, pozicioni i Ernesto Valverde do të mund të rrezikohet, nëse katalanasit e humbin sonte finalen e Kupës së Mbretit në “Wanda Metropolitan”.

MD shpjegon në informacionin e saj që nga maja e drejtimit të klubit ka rrjedhur ky informacion: “Nëse humbasim finalen e Kupës së Mbretit dhe nuk ka dopietë, do të shohim se çfarë do të ndodhë me stolin”.

Madje, drejtuesit e klubit blaugrana nuk do të jenë plotësisht të kënaqur edhe duke fituar La Liga-n dhe Kupën e Mbretit, çka e vendos nën presion të madh trajnerin Valverde, i cili nënshkroi një kontratë për dy sezone, plus një të tretë si opsion, verën e vitit të kaluar.

Është e qartë se “masakrimi” i Barcelonës në Romë (3-0), eliminimi që në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, e ka shtangur bordin drejtues të klubit katalanas, të cilët besojnë se një projektim i tillë ndërkombëtar ka humbje të shumëplanëshe financiare.

Veç të tjerash, kjo ecuri në Champions mund të bëjë që të tërhiqen sponsorët, ndaj fjala “aksident” nuk përshtatet për të justifikuar atë që ndodhi në “Olimpico” të Romës. Modeli, përveç Messit, është vënë në dyshim. Dhe, mbi të gjitha, trajneri dhe politika e tij e rotacionit.

Bordi drejtues ka konsideruar se trajneri nuk i ka trajtuar mirë rotacionet dhe kjo mund të ketë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në mbrëmjen zhgënjyese të Romës, në humbjen 3-0.

Related posts

“EURO 2020″/ Triumfi i Holandës ndaj Maqedonisë së Veriut, ja cili është zgjedhur lojtari i ndeshjes nga UEFA

Delo.autor

Pas 11 vitesh, italianëve mund tu ndodhë e papritura në shortin e Championsit

Q.Autor

“EURO 2020″/ Si i fitoi 13.4 milionë euro, ja gjyqtari më i pasur në botë që do të gjykojë finalen Angli-Itali

Delo.autor

Leave a Comment