Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI “SHPËRTHEN” NË SERIE A/ Rrezikon të pezullohet super sfida Juventus-Napoli

Koronavirusi ka shpërthyer keq në Serinë A, aty ku ditën e djeshme Xhenoa konfirmoi 12 raste të reja, duke e çuar në 14 numrin total të të prekurve, pasi më parë kishin rezultuar pozitivë edhe mesfushoir Shone dhe portieri Perin.

Ndeshja e fundit që luajti Xhenoa ishte ajo ndaj Napolit, me këta të fundit që triumfuan 6-0.

Megjithatë një ankth i madh ka kapluar edhe napolitanët, të cilët janë të frikësuar nëse e kanë transmetuar virusin nga kundërshtari.

Lojtarët dhe stafi i janë nënshtruar testeve dhe në rast se konfirmohen raste të tjera pozitive, atëherë rrezikon të luhet supersfida e së dielës mes Juventusit dhe Napolit, për t’u shtyrë për një datë tjetër më vonë.

Related posts

Statistikat “provokojnë” Mesin, finalja sipas llogarive pritet të jetë Brazil-Gjermani

Sadik.Autor

ÇFARË PO NDODH TEK INTERI/ Tre DISFATAT e zikaltërve. Nga eleminimi tek mposhtja nga vendi i 18

Delo.autor

“BOTA E DI QË FITOI TRUMP”/ Ndodh çudia në ndeshjen Everton-Manchester United (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment