Futboll La Liga Sport

REAL MADRID JEP LAJMIN E KEQ/ Zidane me “dhimbje koke”, ylli i skuadrës 2 javë jashtë

Toni Kros u largua nga ndeshja kundër Betisit në fundin e pjesës së parë, por këtë herë nuk ishte zëvendësim taktik i Zidanit. Mesfushori gjerman po ndiente dhimbje në kofshën e majtë.

Ditën e djeshme, Reali i Madridit konfirmoi dëmtimin e mesfushorit gjerman dhe tha se Kros vuan nga një tërheqje muskulore e lehtë dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për dy javë.

Në këtë mënyrë, Zizu nuk do ta ketë të gatshëm për sfidat e ardhshme, por me shumë mundësi ai do të humbasë edhe sfidat e kombëtares së Gjermanisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Trajneri Lëv është në ankth, por nga koha që do të  qëndrojë jashtë fushave, grumbullimi i tij me Gjermaninë është i pamundur.

Related posts

SHIFRA TRONDITËSE/ INTERI e mbyll sezonin me bilanc negativ, miliona euro humbje

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Barcelona pazar me Manchester Cityn, Guardiola mund të humbasë talentin

Delo.autor

PSG E KËRKON ME ÇDO KUSHT/ Sheiku gati 100 milionë euro për yllin e Serisë A…

Delo.autor

Leave a Comment