Futboll Sport

TELASHET NUK KANË TË NDALUR/ Neymar në “listën e zezë” për borxhin prej 34 milionë euro

Futbollisti brazilian, Neymar Jr, ka hyrë, me një borxh prej 34.6 milionë euro, në listën e mospaguesve të Thesarit Spanjoll. Kjo listë e zezë, ku bën pjesë edhe transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit (222 milionë euro, Barcelona-PSG), botuar këtë të mërkurë nga Agjencia e Taksave, përfshin borxhe dhe gjobitje për më shumë se 1 milionë euro në pritje të pagesës deri më 31 dhjetor 2019. Sulmuesi i PSG është identifikuar në listë për një borxh prej 34.624.26.60 euro.

Real Murcia, gjithashtu, shfaqet me detyrimin prej 10.7 milionë euro; Hércules me 3.7 milionë euro; Lleida Sportiu me 1.5 milionë euro; Real Jaén me 1.2 milionë euro; Reus Deportiu me 1.1 milionë euro. Borxhi i klubit bask, Girona, i tejkalon 10 milionë eurot; ai i Atlético Alcantarilla është 1.8 milionë; i Neptuno Handball 1 milionë; i Racing Club Asociación Civil 3.3 milionë dhe i ish-futbollistit argjentinas, Gabriel Milito, 1.8 milionë euro. Këto janë debitorët e tjerë, të identifikuar nga Agjencia e Taksave në Spanjë.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Melo dhe Asani vazhdojnë me provokimet ndaj Tiranës në rrjetet sociale, ja çfarë bëjnë… (FOTO)

Delo.autor

TËRBOHET MANCHESTER UNITED/ Jo vetëm Declan Rice, “djajtë e kuq” kërkojnë yllin e Milanit

F.autor

TRANSFERIMI I BUJSHËM/ Valon Berisha “KËRCËNON” yjet e Lazios, dikush duhet të largohet për të

Delo.autor

Leave a Comment