Futboll La Liga Sport

REALI MPOSHT VALLADOLIDIN E “FENOMENIT”/ Vinicius zëvendëson dështimin dhe i dhuron fitoren

Real Madrid ka marrë një fitore të vuajtur 1-0 kundër Valladolid-it të Fenomenti Ronaldo.

Ndeshja e luajtur në stadiumin Alfred di Stefano është vendosur nga një gol të realizuar në pjesën e dytë nga Vinicius Junior.

Ylli i ri brazilian është aktivizuar në minutën e 58-të në vend t ë Luka Jovic, me këtë të fundit që nuk ka arritur të shënojë asnjë gol në 10 ndeshjet e luajtura si titullar me Real Madrid në të gjitha kompeticionet (14 gjuajtje, 3 gjuajtje në kuadrat).

Vinicius-it i kanë mjaftuar shtatë minuta për të shënuar golin që i ka dhuruar tri pikët skuadrës së Zidane.

Related posts

MISIONI “HAKMARRJA” ME SUKSES/ Talenti vulos ndaj Tottenhamit dhe hyn në historinë e klubit

Delo.autor

Zidane te Franca? Ja kush do të jetë trajneri i “gjelave” në “Euro 2020”

Isa.Autor

BARAZIM I ËMBËL/ Shqipëria del me pikë nga Çekia, një kryevepër e Bajramit “hesht” Pragën

F.autor

Leave a Comment