Të tjera

VIDEO/ “Ne jemi një”, cheerleaders nga Koreja e Veriut sukses absolut në Olimpiadë

Duke kënduar e brohoritur me moton “Ne jemi një”, 225 vajzat cheerleaders (nxitëse të tifozëve) janë kthyer në një hit në Lojërat Olimpike dimërore “Pyeongchang 2018”. Ato kanë ardhur nga Koreja e Veriut, për të mbështetur sportistet e të dyja Koreve, që në këtë Olimpiadë parakaluan së bashku në ceremoninë e hapjes.

Vajza të veshura me uniformën e kuqe dhe me shirita të bardhë e blu, që valëvisin gjatë gjithë kohës flamurin e Koresë së Bashkuar. Ato janë të përkryera në lëvizjet që bëjnë, të gjitha në uniform, nuk ndalen asnjëherë dhe nuk shpërqendrohen nga fotografët e kamerat që i ndjekin. Ndaj dhe janë pagëzuar si “Armata e Bukurisë”, por që gjatë gjithë kohës janë nën mbikqyrje të rreptë nga forcat e sigurisë dhe një supervisor që kontrollon gjithçka.

Këto vajza janë përzgjedhur nga familje të elitës së Koresë së Veriut, të gjitha të moshës nga 20 deri në 30 vjeç, të gjitha të gjatësisë 1,60 metra. Të gjitha janë gjithnjë së bashku, shkojnë kudo ku garon një sportist i Koresë së veriut. Pavarësisht rezultatit, ato festojnë gjithnjë, ndërkohë që në mbrëmje nuk ka argëtim, të gjitha së bashku në “Inje Speedium”, një cirkuit automobilistik që është pranë kufirit mes dy Koreve.

Related posts

DUELI PËR TITULL NDAJ PRODAN/ Fitorja e Florian Markut formalitet për bastet, ja sa kuotohet boksieri shqiptar…

Delo.autor

SKANDAL NË “TOKIO 2020″/ Olimpiada preket nga dopingu, pezullohet atletja nigeriane

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Shpresë për të apasionuarit e çiklizmit, “Tour de Francë” mund të zhvillohet pa tifozë

Delo.autor

Leave a Comment