Futboll Seria A

Napoli pret Spal, do fitoren e nëntë radhazi dhe rekordin

Napoli, që kryeson Serinë A me një pikë avantazh ndaj Juventus, do të presë në shtëpi të dielën Spal-in e vendit të shtatëmbëdhjetë. Skuadra e Maurizio Sarri-t do të paraqitet në këtë ndeshjes pas humbjes së pësuar në Europa League kundër Leipzig, por tekniku i “axurrëve” e ka bërë të qartë se vëmendja e tyre do të jetë e përqendruar në kampionat.

Napolitanët janë eliminuar nga Kupa e Italisë dhe Champions League dhe pritet të luftojnë deri në javën e fundit me Juventus për titullin. Gjithashtu, ata nuk kanë një ekip të përshtatshëm për të luftuar në më disa kompeticione njëkohësisht dhe e dinë shumë mirë këtë. Sulmi i papërmbajtshëm i Napoli-t, i bashkuar me një mbrojtje solide, i bën ata më shumë se favoritë në takimin e sotme.

Për më tepër, vendasit kanë fituar 12 nga 15 ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në shtëpi dhe Spal nuk ka marrë asnjë fitore në 11 nga 12 transfertat e fundit të Serisë A. Gjithashtu, Napoli ka shënuar të paktën dy gola në 12 nga 15 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi dhe ka fituar tetë radhazi në kampionat. Nëse do të fitonin të nëntën, ky do të ishte një rekord i ri për klubin.

Related posts

“ALARM” FALS/ Ismajli gati për Torinon, “demat” duan edhe Ramadanin

F.autor

U BLE NË VITIN 2017/ Autogol 30 milionë euro për Messi-n, vjen lajmi i pabesueshëm nga Spanja (FOTO)

Delo.autor

Kupa e Italisë/ Inter përballet me Pordenonen, Spalletti risi në formacion

Q.Autor

Leave a Comment