Futboll Seria A Sport

YLLI I EKIPIT PRANË JUVENTUS/ Klubi italian shënjestron si zëvendësuesin e mundshëm ish-lojtarin e Napolit

Fiorentina raportohet se ka shënjestruar ish-lojtarin e Napolit, Hoze Kajehon si përforcim, nëse Federiko Kieza largohet drejt Juventusit. Spanjolli u largua nga Napoli pas përfundimit të sezonit të kaluar, dhe tani duhet të gjejë një ekip të ri.

Gjanluka Di Marzio pretendon se presidenti i Fiorentinës, Roko Komiso po konsideron mundësinë që ti ofrojë një kontratë 33-vjeçarit spanjoll. Juventus është në bisedime me klubin vjollcë për Kiezën, dhe Fiorentina ka shënjestruar Kajehonin si zëvendësuesin e mundshëm.

Kajehon luajti 349 ndeshje për Napolin, ku shënoi 82 gola dhe dha 78 asiste.

hoze kajehon

Related posts

TENSIONE TE BARÇA/ Fermin Lopez “përplas” drejtuesit katalanas me Hansi Flick

F.autor

ÇFARË PO NDODH? Paul Pogba thërritet në Parlamentin e Britanisë së Madhe për të dhënë dëshmi

F.autor

RINOVOHET KONTRATA/ Mbrojtësi qëndron te Real Madrid deri në vitin 2028

F.autor

Leave a Comment