Futboll Kategoria Superiore Sport

E BUJSHME/ Verona blen kartonin e mesfushorit 22-vjeçar, e huazon menjëherë në Superiore tek…

Helas Verona ka blerë kartonin e mesfushorit të senegalez, Baçir Mane nga Karpi. 22-vjeçari shihet si një lojtar që premton shumë për të ardhmen dhe për këtë arsye drejtuesit e Veronës kanë përshpejtuar për të marrë kartonin e tij.

Megjithatë lojtari nuk do të luajë këtë sezon te Verona, pasi këta të fundit kanë menduar ta huazojnë në Superiore.

“Tuttomercatoweb” ka zbuluar se drejtuesit italianë kanë arritur marrëveshjen me Laçin për ta huazuar një sezon lojtarin te ekipi kurbinas. Senegalezi do të luajë sezonin e ri te Laçi, teksa shumë shpejt pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Armando Cungu, për të cilin do të ishte një forcë e shtuar në skuadër, duke ditur se kampionati në sezonin e ri do të jetë shumë i ngjeshur kjo edhe për shkak të bojkotit.

MAN

Related posts

PRITEJ QË TË LUANTE NDAJ JUVENTUS/ Ylli Ibrahimovic nuk ia del për dy sfidat e rradhës, ja shkaku…

Delo.autor

PRAPASKENAT PËR ÇËSHTJEN “ÇINARI”/ Partizani me avokatë francezë për të hequr dënimin. Ja kur pritet të zgjidhet në KAS

Delo.autor

SFIDA NDAJ DINAMOS/ “Luftë” për një vend në formacion, Brdariç ka një problem luksi te Vllaznia

Delo.autor

Leave a Comment