Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Napoli PARAKALON Chelsea-n dhe Inter-in për YLLIN e Serisë A (FOTO)

Nicolo Barella është lojtari më i kërkuar në këtë merkato të janarit. Mesfushori italian duke se do të largohet nga Cagliari brenda fundit të këtij muaji. Për të, në fakt, interesohet Chelsea i Maruizio Sarri-t, Inter dhe Napoli, me këta të fundit që kanë rritur ofertën.

Londinezët kanë ofruar 50 milionë euro për italianin, të cilin Cagliari e vlerëson 55. Kështu, De Laurentiis ka ofruar 20 milionë euro plus kartonët e Rog dhe Ounas, që vlejnë 25 milionë euro të dy bashkë.

Ky operacion nuk ka lidhje me të ardhmen e Allan. Objektivi i Napoli-t, në fakt, është që të ketë në ekip brazilianin (PSG është gati të bëjë një çmenduri për të) dhe Barella-n, i cili ndiqet edhe nga Inter, me zikaltrit që kanë ofruar 30 milionë euro plus Eder dhe huazimin e Bastoni-t për sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu, Napoli dhe Inter i kanë ofruar 4 milionë euro në sezon për pesë vitet e ardhshme Barella-s, i cili fiton aktualisht 700.000 euro në sezon me Cagliari-n.

 

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Milan ndan pikët me Lillle dhe komplikon pozitat në grup

Delo.autor

KA NDRYDHUR KEQ KAVILJEN/ Super mesfushori i Juves “alarmon” Allegrin

Isa.Autor

VLLAZNIA-TIRANA/ Xhixha shmang mbrojtjen e ndëshkon “Shkodranët”. Ndërhyn VAR dhe… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment