Futboll Sport

NJË MREKULLI E VËRTETË/ Minuta e 90-të dhe 3-2! Si ky gol nuk keni parë kurrë (VIDEO)

Kjo ndodhi në ndeshjen midis skuadrave amerikane të Philadelphia Union II dhe Hartford Athletic, që luajnë në “USL Championship”. Danny Barrera shënoi një gol sa të rëndësishëm, aq edhe të pazakontë, në minutën e 90-të. Topi u rikthye në mënyrë të parrezikshme te portieri i Union, Mitchell Budler, në sekondat e fundit të kohës së rregullt.

Sidoqoftë, ndërsa Budler shikoi ta hidhte topin jashtë zonës së vet, në formë pasimi të gjatë, Barrera, i cili po qëndronte jashtë zonës së penalltisë, e ngrit këmbën mbrapa, në një përpjekje për ta bllokuar topin. “Sfera” goditi thembrën e tij dhe u kthye prapa, mbi Budler, direkt e në rrjetën e tij të zbrazët

Me siguri, një gol i tillë do të mbahet mend gjatë, do të mbetet në histori si i pakrahasueshëm dhe paarritshëm nga askush! Një mrekulli e vërtetë! Barrera, pavarësisht se hyri në lojë si zëvendësues, në minutën e 81-të, u shpall “njeriu i ndeshjes” për këtë përpjekje dhe gol spektakolar.

Related posts

“DUHET TË MËSOSH NGA GABIMET”/ Ylli i Inter i kërkon falje tifozëve: Patjetër që më…

Delo.autor

“Nuk kemi asnjë ofertë për Iniestan”

Q.Autor

POGBA I FTUAR NË FESTËN E TITULLIT TË JUVENTUS/ Shihni FOTON që po bëhet virale dhe forcon dyshimin se…

Delo.autor

Leave a Comment